Gjenerali që votoi kundër Dimal Bashës, sërish në garë për deputet

Deputeti Xhevahir Geci, i cili nuk e votoi për kryeparlamentar Dimal Bashën të Lëvizjes Vetëvendosje dhe që nuk i ofroi asnjë mundësi bashkëpunimi kësaj partie, ndodhet sërish në garë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjenerali me numrin 35 në listën e PDK-së konsiderohet një figurë e rëndësishme politike dhe kombëtare, të cilën Kuvendi i Kosovës e ka të domosdoshme, jo vetëm për përvojën institucionale, por mbi të gjitha për biografinë e tij të dëshmuar në shërbim të vendit.

Xhevahir Geci ishte pjesë e aksionit të parë të armatosur kundër forcave serbe, i realizuar me urdhër të komandantit legjendar Adem Jashari, duke u rreshtuar qysh herët në ballë të rezistencës që do t’i paraprinte Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontributi i tij ndër vite është i pandërprerë: luftëtar i UÇK-së, më pas pjesë e TMK-së, e më vonë gjeneral në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të sigurisë së shtetit.

Me prejardhje nga Drenica heroike, nga Llausha – zemra e qëndresës dhe sakrificës kombëtare, Xhevahir Geci bart mbi supe jo vetëm një emër, por një histori dhe përgjegjësi të madhe.

Sot, ai gëzon mbështetje të gjerë në mbarë Kosovën, si një figurë unifikuese, me autoritet moral, ushtarak dhe politik, duke u parë si përfaqësues i denjë i vlerave të luftës, shtetit dhe demokracisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë