PDK në Basel zhvillon takim të rëndësishëm pune me Xhavit Halitin

Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Basel dhe rrethinë ka mbajtur një takim pune me rëndësi të veçantë, ku i ftuar special ishte veprimtari i çështjes kombëtare dhe themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti.

Takimi u zhvillua në prani të Kryesisë së Nëndegës dhe anëtarëve të përkushtuar të PDK-së në Basel, ku u diskutua për dinamikat zgjedhore, zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe mënyrat e koordinimit të mëtejmë me strukturat e PDK-së në Zvicër. Qëllimi kryesor mbetet rritja e efikasitetit organizativ dhe forcimi i rolit politik të mërgatës në proceset vendimmarrëse.

Një falënderim i veçantë iu drejtua shefit të Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Zvicër, z. Adhurim Krasniqi, dhe anëtarit të Shtabit, z. Zyhdi Mullabazi, për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e këtij takimi.

Nëndega e PDK-së në Basel theksoi angazhimin e vazhdueshëm për bashkëpunim të ngushtë me mërgatën, përfaqësim dinjitoz të interesave të saj dhe rol aktiv në proceset politike që prekin qytetarët në Zvicër dhe Kosovë.

Bashkë përpara
PDK 130

Me respekt,
Xheladin Shala
Kryetar i Nëndegës së PDK-së Basel dhe rrethinë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë