Neziri viziton shkollën në Drenas: “Mbështetja e nxënësve mbetet prioritet”
Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 99, Isak Neziri, ka zhvilluar sot një vizitë në Shkollën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, së bashku me drejtorin e arsimit në komunë, Naim Doberdolani.
Neziri tha se Kosova e ka potencialin për zhvillim, por sipas tij, çelësi mbetet investimi në arsim cilësor dhe krijimi i kushteve më të mira për nxënësit.
“Sot pashë nga afër përkushtimin dhe punën e palodhur që po bëhet për t’u dhënë nxënësve mundësitë që meritojnë. Mbështetja e shkollave dhe e nxënësve ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e mia si afarist,” u shpreh Neziri.
Ai theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës dhe se përkushtimi për këtë fushë do të vazhdojë edhe në nivel qendror.




