Dr.Bashkim Gllareva e njeh Drenicën, e njeh sakrificën prandaj secili qe voton PDK-në duhet te votoj numrin 59
Nga: Astrit Gashi
Bashkim Gllareva e njeh Drenicën, e njeh sakrificën prandaj secili qe voton PDK-në duhet te votoj numrin 59
Dr. Bashkim Gllareva është vlera me e larte në një listë zgjedhore të PDK-së. Ai është nipi i mësuesit të kombit, Fazli Grejqevci, një prej ikonave më të ndritura të arsimit dhe ndërgjegjes sonë kombëtare që u sakrfikua për flamurin dhe shkronjat shqipe. Ai vjen nga një familje e hershme patriotike, nga Fortesa e Drenicës, vendi prej nga kanë lindur burrat që ia kanë mbajtur shpirtin gjallë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë familje, sakrifica nuk është tregim është trashëgimi. Vëllai i tij, Fatoni, la mërgimin për t’u kthyer aty ku e thërriste liria, aty ku Drenica e përgjakur priste bijtë e saj. Motrat ishin emblema të flamurit për të cilin Daja Fazli dha jetën. E si do të ishte ndryshe? Bashkimi është rritur në kështjellën kreshnike të historisë sonë, në një tokë që ka lënë gjurmë si kalatë e qytetërimeve të vjetra sa vetë rrënjët e popullit tonë.
Por ka edhe një simbolikë të madhe që nuk mund të anashkalohet: lideri historik i PDK-së dhe i UÇK-së, Hashim Thaçi, ia ka besuar jetën Dr. Bashkim Gllarevës. Ky nuk ishte vetëm një akt mjekësor por ishte akt besimi, akt amaneti, një lidhje e thellë mes dy njerëzve që ndajnë të njëjtin kod vlerash dhe të njëjtën përgjegjësi historike.
Dhe nëse njeriu që mbajti mbi supe barrën e çlirimit dhe peshën e historisë ia besoi jetën Bashkimit, atëherë ne qytetarët e Drenicës, të Skënderajt, të Drenasit dhe mbarë Kosovës mund dhe duhet t’i besojmë votën. Sepse vota është jeta e demokracisë, dhe jeta politike e kombit tonë duhet t’i besohet njeriut të duhur.
Të votojmë Bashkimin nuk është zgjedhje politike është amanet moral. Ai përfaqëson Drenicën e pandarë, Drenicën që nuk ndahet në kampe, në të kuqe e të pashës, por që njeh vetëm vlerën, unitetin dhe dinjitetin. Ai përfaqëson Arbërinë e vogël të Shaban Polluzhës, atë pjesë të Kosovës që e ruajti dinjitetin edhe kur bota heshti.
Sot, kur polarizimi dhe antivlera po mundohen të mbysin vlerën, Bashkim Gllareva vjen si zëri që bashkon, jo ai që ndan. Ai është profesionist i shkencave humane, mjek i dëshmuar, njeri me duar të pastra dhe me shpirt të lidhur përherë me vendin e vet.
Në Drenicë sot nuk ka kandidat me vlera më të larta kombëtare. Nuk ka zgjedhje më të drejtë. Nuk ka amanet më të qartë.
Ata që përkrahin PDK-në, votojne 130, e dinë se numri 59 është vota për Dr. Bashkim Gllarevën vota për dinjitetin, besimin dhe vazhdimësinë e vlerave të UÇK-së dhe të Drenicës historike.
Banorët e Skënderajt, Drenasit dhe mbarë Kosovës tashmë e kanë përpara një njeri që e meriton besimin. Me 28 dhjetor është dita që ai besim të vuloset me votë.


