‘Kamishi’ viziton kryetarin e Vushtrrisë, e uron për fitoren në këtë komunë
Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu (109), ka vizituar kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizin.
Ai ka uruar Idrizin për fitoren në Vushtrri dhe vazhdimin e punëve të mira.
“Atmosfera pozitive dhe energjia e fitores në zgjedhjet lokale na motivon që të ecim edhe më fuqishëm drejt fitores më 28 dhjetor.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Sot në Vushtrri pata kënaqësinë të takoj kryetarin e komunës, z.Ferit Idrizi, të cilin e urova për fitoren dhe për vazhdimin e punëve të mira në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë.
Atmosfera pozitive dhe energjia e fitores në zgjedhjet lokale na motivon që të ecim edhe më fuqishëm drejt fitores më 28 dhjetor.
Me Bedri Hamzën kryeministër, do të realizojmë projekte konkrete dhe zhvillimore për të ardhmen e qytetarëve të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës.
Bashkë përpara, me punë, përkushtim dhe vizion për zhvillimin e Kosovës!
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109


