Gjykata Speciale e liron Isni Kilajn

Gjykata Speciale në Hagë e ka liruar me kusht Isni Kilajn, të akuzuarin nga Dhomat e Specializuara për pengim të drejtësisë dhe ndikim në dëshmitarë.
Në vendimin e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se janë plotësuar të gjitha kushtet që Kilajn të lirohet me kusht në Kosovë.

“Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as
proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe. Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Kilaj ka kaluar në paraburgim në këtë moment tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se z. Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në ҫështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që z. Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e Prokurorisë në Ҫështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në vendim është bërë e ditur se në rast se Kilaj shkelë cilindo nga kushtet për lirimin e tij do të lëshohet fletëarrest për arrestimin e tij të menjehrëshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë