Bedri Hamza me mesazh uniteti edhe në sloganin e fushatës: Bashkë. Përpara.
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Hamza, në një postim në Facebook, është shprehur se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton.
“Bashkë. Përpara. Ky është slogani ynë dhe zotimi ynë. Fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. Kur jemi bashkë, Kosova ecën përpara. #PDK130”, ka njoftuar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/reel/761044613680608/

