Mehmetaj: Ti i nderuar i PDK-së, që i tutesh Fatmir Limajt, ty Albin Kurti t’han (VIDEO)

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar mbrëmë në emisionin DebatPlus në RTV Dukagjini vendimin e PDK-së për të mos e përfshirë Fatmir Limajn në listën zgjedhore, duke e cilësuar këtë si gabim të madh politik.

Mehmetaj tha se edhe figurat brenda PDK-së që shpesh konsiderohen si “pole të kundërta”, si Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku, kanë qenë pro rikthimit të Limajt në parti. Sipas tij, arsyetimi se ardhja e Limajt do të prishte balancat e brendshme nuk qëndron.

“Edhe ti more i nderun, kushdo që je brenda PDK-së që i frikesohesh Limajt, ty Albin Kurti t’han”, deklaroi ai, duke shtuar se pikërisht frika e disa figurave nga rikthimi i Limajt ka qenë arsyeja pse PDK ka marrë një vendim të dobët, që sipas tij do t’u kushtojë.

Ai kritikoi edhe qëndrimet aktuale ndaj Fatmir Limajt, duke thënë se është e padrejtë t’i thuhet tani pse po garon me Nismën dhe se me mos kalimin e pragut votat e tij mund të shkojnë në favor të Vetëvendosjes.

“Ju ia keni lënë ato vota Albin Kurtit, frika juaj,” u shpreh Mehmetaj, duke theksuar se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi ata që e kanë kundërshtuar rikthimin e Limajt në PDK.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë