Legjenda e futbollit gjerman bëhet trajner i Drenicës
FC Drenica ka njoftuar sot zyrtarisht një prej lëvizjeve më të mëdha në historinë e klubit. Skuadra kuqezi ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me trajnerin ndërkombëtar **Thomas Brdarić**, ish-lojtar i njohur i Bundesligës dhe figurë e respektuar e futbollit gjerman dhe europian.
Brdarić, i cili ka drejtuar me sukses edhe skuadra në Shqipëri duke arritur rezultate të rëndësishme, konsiderohet një trajner me përvojë të madhe dhe filozofi moderne pune. FC Drenica vlerëson se me ardhjen e tij po hap një kapitull të ri drejt futbollit evropian, duke sjellë standarde të reja profesionale dhe një mentalitet fitues.
Nga klubi është thënë se me këtë hap, “Gjermania po afrohet edhe më shumë me Drenicën”, duke theksuar energjinë e re që Brdarić pritet t’i sjellë skuadrës.
Ky ndryshim historik po realizohet nën drejtimin e:
Dr. Thomas Wüstefeld, President i FC Drenica
Faton Seferi, Nënkryetar i FC Drenica
Dy vizionarët, së bashku me trajnerin e ri, po ndërtojnë identitetin e ri të klubit:
Drenica Blut – Drenica Geist, një kombinim i shpirtit drenicas me profesionalizmin gjerman.
FC Drenica ka paralajmëruar se me këtë projekt synon një ngritje të madhe sportive dhe rikthimin në majat e futbollit kosovar.


