Këngëtarja Lentiana publikon hitin e ri “S’jom une për ty” (Video)

Këngëtarja Lentiana ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “S’jom une për ty”, i cili po pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Kënga, e cila po fiton popullaritet të madh në platformat muzikore dhe rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendje për tekstin e fuqishëm, muzikën atraktive dhe interpretimin emocionues të artistes.

Përveç pjesës audio, Lentiana ka publikuar edhe një videoklip profesional, i cili po vlerësohet lart për realizimin modern dhe estetikën vizuale.

Projekti është realizuar nga një ekip i njohur skenës muzikore:

Produced by: Lorik Mjeku
Beat by: Classick
Lyrics by: Lentiana, Nesko
Video by: Unreals Play

Kënga është publikuar nën labelin Fole Publishing, ndërsa pritet të jetë një prej hiteve të fundvitit.

Publiku po e cilëson projektin si një ndër paraqitjet më të forta të Lentianës deri më tani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë