Isak Neziri: Zotimet e mia janë mision, po përmbushen dhe do të vazhdojnë të përmbushen

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 99, Isak Neziri, ka deklaruar se angazhimet e tij në ekonomi dhe në sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë tashmë po japin rezultate konkrete. Ai theksoi se zotimet e tij nuk janë vetëm premtime elektorale, por mision i vazhdueshëm për zhvillimin e vendit.

Neziri kujtoi se falë angazhimit të tij, në Kosovë është sjellë një prej investimeve të rëndësishme gjermane, fabrika DEKOS German Plastic, e cila ka pronarë gjermanë dhe shqiptarë, dhe sot punëson një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Fabrika merret me prodhimin e llojeve të ndryshme të plastikave, ndërsa lënda e parë e prodhuar në Kosovë eksportohet jashtë vendit.

“Zotimet e mia janë mision. Ato janë përmbushur dhe do të vazhdojnë të përmbushen,” u shpreh Neziri, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë edhe më shumë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai premtoi se do të fokusohet në fuqizimin e investimeve të huaja, me theks të veçantë në investimet gjermane, si një motor i rëndësishëm i ekonomisë së vendit.

#PDK130
#isakneziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë