Isak Neziri vazhdon aktivitetin parazgjedhor në Opojë e Dragash

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri, me numër 99, po vazhdon takimet me qytetarë në kuadër të parashpalljes së fushatës zgjedhore. Këtë herë, ai ka zhvilluar aktivitete në Opojë të Dragashit, ku është pritur nga struktura të shumta të Partisë Demokratike të Kosovës.

Neziri tha se në këtë zonë po ndjehet qartë fryma për rikthim në normalitet dhe kërkesa për rezultate konkrete, ndërsa mbështetja për PDK-në po rritet çdo ditë.

“Gjatë vizitës në Opojë e Dragash, mes njerëzve të mirë e punëtorë, po shihet qartë dëshira për ndryshim dhe për një qeverisje që sjell rezultate. Kjo frymë po shtohet me përkrahjen për PDK-në,” u shpreh ai.

Neziri ka falënderuar ish-kryetarin Shaban Shabani, kryetarin e degës Selim Januzi, Vehbi Nazufin, Verim Hulajn, prof. Azem Kollinin, si dhe strukturat e PDK-së për pritjen dhe angazhimin në përkrahje të listës 130 dhe, siç ai tha, “natyrisht, për 99-shin”.

Aktivitetet e tij pritet të vazhdojnë edhe në komunat tjera të vendit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë