Isak Neziri falënderon mbështetësit në Likoshan: “99 arsye për ta rritur përkrahjen për PDK-në”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të parafushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë një vizite në konakun e Ali Miftarit në Likoshan, Neziri u prit ngrohtësisht nga shumë miq dhe përkrahës. Ai tha se “pranë vatrës edhe bisedat janë më të këndshme”, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që po merr kandidatura e tij.

“Duke garuar me numrin 99, janë po aq arsye për ta rritur përkrahjen për PDK-në me kryeministër Bedri Hamzën në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, u shpreh ai.

Neziri po garon nga radhët e PDK-së, duke synuar të përfaqësojë qytetarët me programin e tij që ai e quan të bazuar në punë, përgjegjësi dhe afërsi me komunitetin.

#PDK130
#BedriHamza1
#IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë