Isak Neziri (99) viziton Handikosin në Drenas, premton rritje të mbështetjes

Kandidati i PDK-së me numër 99, Isak Neziri, ka vizituar sot zyrat e Handikosit në Drenas, së bashku me mikun e tij, afaristin e njohur nga Gjermania, Muharrem Nika.

Gjatë takimit, Neziri tha se përkrahja për Handikosin nuk do të ndalet, por do të shtohet edhe më tej, duke marrë parasysh nevojat e përditshme të kësaj shoqate që ofron mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.

“U mirëpritëm në zyrat e Handikosit në Drenas, ku u zotuam për vazhdim të përkrahjes së kësaj shoqate. Ndihma nuk do të ndalet, por vetëm do të rritet,” ka deklaruar Neziri.

Ai falënderoi drejtorin Behxhet Binaku dhe të gjithë stafin e Handikosit për mikpritjen dhe punën e tyre të përkushtuar në shërbim të komunitetit.

Vizita e sotme vlerësohet si një tjetër angazhim konkret i kandidatit të PDK-së për të qenë pranë organizatave sociale dhe atyre që kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë