Hajdar Beqa nis fuqishëm garën për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, me numër 28 në listë, e ka nisur fuqishëm garën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Sot, Beqa zhvilloi një sërë takimesh në Gjilan, ku bashkë me strukturat lokale diskutoi për prioritetet e fushatës dhe për nevojat e qytetarëve.
Ai e përmbylli ditën me aktivistët e palodhur të Partisë Demokratike të Kosovës, duke marrë mbështetje të fuqishme për vazhdimin e angazhimit të tij politik.
Beqa u shpreh se PDK po hyn në këtë garë me energji të re dhe me synim të qartë për të rikthyer stabilitetin dhe zhvillimin në vend. Ai falënderoi aktivistët për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre në këtë proces zgjedhor.

