Arrestohen dy persona në Skenderaj, kërkoheshin nga gjykata
Njësitet policore në Mitrovicë e Skenderaj kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente.
Të dyshuarit janë arrestuar në bazë të urdhëresave aktive dhe, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë proceduar më tej tek autoritetet gjyqësore.
Policia e Kosovës vazhdon të zbatojë vendimet gjyqësore dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

