109-shi i PDK-së kthehet për të fituar ulësen e Kuvendit, Haxhiu marshon drejt mandatit të ri

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – i njohur si Kamishi – ka bërë të ditur se do të rikandidojë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Ai do të garojë me numrin 109 në listën zgjedhore të PDK-së, si pjesë e ekipit të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.

Në një komunikim drejtuar qytetarëve, Haxhiu tha se synon të rikthehet në Kuvend si “zë i fuqishëm dhe i përgjegjshëm”, duke theksuar se, sipas tij, ky zë ka munguar në legjislaturën e fundit. Ai kujtoi gjithashtu se në zgjedhjet e kaluara parlamentare nuk arriti të sigurojë një mandat për një numër të vogël votash.

Haxhiu kërkoi mbështetjen e qytetarëve për këtë proces zgjedhor, duke thënë se synon të kontribuojë në “një të ardhme më të zhvilluar” për vendin. Ai ftoi votuesit që më 28 dhjetor të përkrahin PDK-në, kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, si dhe kandidimin e tij personal me numrin 109.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë