Këta janë 9 kandidatët e PDK-së nga Drenasi për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komuna e Drenasit po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një ekip kandidatësh që, sipas Petrit Hajdarit, përfaqësojnë vlera të qëndrueshme, punë të dëshmuar dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
Ferat Shala, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Adnan Thaçi, Albulena Saliuku, Valentina Leku Gashi, Salih Dvorani, Bashkim Gllareva dhe Isak Neziri nga diaspora, janë emrat që Hajdari i cilëson si garanci për zë të fuqishëm të Drenasit në nivel qendror. Ai thekson se këta kandidatë vijnë me integritet dhe gatishmëri të plotë për t’i shërbyer vendit.
Sipas Hajdarit, qytetarët e Drenasit meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe vendimmarrës, ndërsa kandidatura e Bedri Hamzës shihet si përkrahje për një profesionist me përvojë të thellë shtetërore, i cili në çdo hap ka dëshmuar se interesat e Kosovës janë mbi çdo gjë.
“PDK130 është zgjedhja e fuqisë, vizionit dhe e së ardhmes së Kosovës. Kosova mundet më mirë”, përmbyll mesazhin e tij Petrit E. Hajdari.

