Isak Neziri takon banorët e Runikut: “Energjia e Drenicës po e forcon përbashkimin tonë për PDK-në dhe Bedri Hamzën”

Isak Neziri ka vizituar Runikun e Skenderajt, prej nga tha se çdo herë që kthehet ndjehet i mbushur me energji, motiv dhe shpresë për ta vazhduar angazhimin e tij në të mirë të Drenicës, Kosovës dhe mërgatës.

Ai theksoi se përbashkimi rreth Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Bedri Hamza është duke u fuqizuar pikërisht në zemrën e Drenicës, aty ku nisi rrugëtimi historik për liri dhe ku sot po ndërtohet një kapitull i ri i besimit politik.

Neziri u bëri thirrje qytetarëve që ta shpërndajnë këtë mesazh, duke theksuar se bashkimi i tyre është thelbësor për të ardhmen e vendit.

“Shpërndaje për Kosovën 💙”, përfundon ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë