Betim Gjoshi: Nuk do të garoj për deputet por do të jem në teren në mbështetje të Bedri Hamzës

Sekretari për organizim dhe zgjedhje i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka vendosur të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, duke u fokusuar vetëm në shtabin qendror zgjedhor në ndihmë të kandidatit për kryeministër, Bedei Hamza.

Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se angazhimin politik do ta vazhdojë me përkushtim maksimal, bashkë me kolegët të tjerë, në shtabin qendror dhe në organizimin e fushatës.

“Do të mbështes fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës dhe 110 kandidatët tanë, të cilët përfaqësojnë vizionin dhe energjinë që i duhet vendit për t’u rikthyer në rrugën e mirëqenies. Gjatë fushatës do të jem kudo nëpër Kosovë, në mbështetje të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, si dhe të listës sonë zgjedhore. Besoj se PDK është alternativë shtetërore e kombëtare për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për ta rikthyer në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimeve euro-atlantike. Jam thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë qytetarëve që më kanë dhënë besimin e tyre në zgjedhjet e kaluara. Mbështetja juaj ka qenë nder për mua dhe mbetet motivi im për të punuar edhe më shumë në shërbim të interesit publik”, tha Gjoshi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë