Ariana Musliu- Shoshi rikandidon për deputete: “Numri 18 është zotim për punë, vizion dhe shërbim ndaj qytetarëve”
Ariana Musliu-Shoshi ka zyrtarizuar sot rikandidimin e saj për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ku garon me numrin 18. Ajo u është drejtuar qytetarëve me një mesazh falënderimi dhe përulësie, duke theksuar se vendimi për të vazhduar angazhimin politik buron nga mbështetja e tyre e vazhdueshme dhe përkushtimi i saj për t’i shërbyer publikut me ndershmëri e transparencë.
Sipas Musliu-Shoshit, çdo takim, shqetësim apo sfidë e ndarë me qytetarët gjatë mandatit të kaluar e ka forcuar bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë vizion, më shumë punë dhe më shumë përfaqësim të zërit të qytetarëve në vendimmarrje.
Ajo ka theksuar se angazhimi i saj politik është një zotim i qartë për mbrojtjen e interesit publik dhe për çuarjen përpara të reformave që sigurojnë zhvillim dhe barazi. “Politika duhet të jetë shërbim, jo privilegj; punë, jo retorikë; vizion, jo improvizim,” ka deklaruar ajo.
Duke e cilësuar numrin 18 si simbol të vendosmërisë dhe vazhdimësisë, Musliu-Shoshi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të çuar deri në fund obligimet e nisura dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të sigurt e më të drejtë për të gjithë.
“Me shumë dashni, #Ariana18 💙 #pdk130”, përmbyll mesazhin e saj.

