Adnan Thaqi zyrtarizon kandidaturën për deputet: “Është koha të ringjallim shpresën dhe të ecim përpara”
Adnan Thaqi ka bërë publike sot kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar këtë hap si një përgjegjësi të madhe dhe nder të veçantë. Ai ka falënderuar PDK-në dhe kryetarin Bedri Hamza për besimin e dhënë, duke theksuar se ky besim është mbi të gjitha një zotim për të çuar përpara vizionin e një shteti të drejtë, të fortë dhe të zhvilluar.
Thaqi u shpreh se vlerat që e kanë udhëhequr në jetë – ndershmëria, përkushtimi dhe shërbimi ndaj të tjerëve – janë themelet e angazhimit të tij politik. Ai theksoi se rruga e tij ka qenë gjithmonë ajo e parimeve dhe idealit, e ndërtuar mbi bindjen se Kosova zhvillohet me punë të ndershme dhe me zemër.
“Besimin ma keni dhënë ju, qytetarë të nderuar, përmes bisedave tona, sfidave të përbashkëta dhe aspiratave për një jetë më të mirë. Këto përvoja më kanë qartësuar misionin tim: me punu gjithnjë për qytetarin dhe për shtetin,” tha Thaçi në fjalën e tij.
Ai shtoi se vizioni i PDK-së mbetet i pandryshuar—vizion i lirisë dhe shtetndërtimit, i trashëguar nga liderët historikë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Në përmbyllje, Adnan Thaqi bëri thirrje për unitet dhe për një angazhim të ri drejt shpresës dhe progresit:
“Është koha të ringjallim shpresën, të ecim përpara dhe secili prej nesh të japë më të mirën për Kosovën.”
#PDK130
#BedriHamza1
#AdnanThaçi82


