Mbështetje e madhe në Likoc: Isak Neziri takon banorët e fshatit

Isak Neziri, i cili pritet të zyrtarizohet nesër si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë në Likocin e Skenderajt, mes miqve, familjarëve dhe përkrahësve të tij, transmeton portali DrenicaOnline.

Neziri u shpreh se mbështetja e banorëve të Likocit i jep forcë dhe motiv të veçantë për angazhimin e tij politik, duke theksuar mikpritjen dhe respektin që ka gjetur aty.

Ai ka ndarë edhe një mesazh falënderimi:

“Në Likocin e Skenderajit mes miqve, familjarëve dhe përkrahësve të jashtëzakonshëm. Aty ku njeriu ndjehet si në shtëpinë e tij dhe ku fjalët janë të pakta për respektin dhe mikpritjen. FALEMINDERIT NGA”

Kandidimi i Isak Nezirit po pritet me interes të madh, duke qenë se ai konsiderohet një prej figurave më të respektuara që ka treguar përkushtim të vazhdueshëm në komunitet, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.

Zyrtarizimi i tij nesër pritet të sjellë një tjetër dinamizëm në garën brenda PDK-së./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë