Haqif Drenica zyrtarizon kandidimin për deputet nga radhët e PDK-së
Haqif Drenica ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke iu bashkuar garës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi i tij vjen pas angazhimit të gjatë në komunitet dhe reputacionit që gëzon si një person i ndershëm, i afërt me qytetarët dhe i përkushtuar në çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre.
Kandidimi i Haqif Drenicës është pritur me reagime pozitive, veçanërisht nga bashkëpunëtorë dhe të afërm të tij, transmeton portali DrenicaOnline.
Ndër të parët që ka përshëndetur këtë hap ka qenë kushëriri i tij, afaristi i njohur Besnik Drenica, i cili ka shprehur publikisht mbështetjen e plotë për kandidimin:
“Sot, zemra më mbushet me krenari teksa shoh edhe zyrtarisht kushëririn tim, Haqif Drenica, të marrë hapin e madh dhe të hyjë si kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së.
Nuk është vetëm një garë politike — është rrugëtimi i një njeriu të ndershëm, punëtor dhe me zemër të madhe, që gjithmonë ka ditur të dëgjojë dhe të ndihmojë njerëzit rreth vetes.
Besoj fort se ai do të qëndrojë besnik ndaj vlerave që e kanë udhëhequr gjithë jetën: sinqeritetit, drejtësisë dhe përkushtimit ndaj komunitetit tonë.
Uroj që zëri i tij të dëgjohet dhe puna e tij të vlerësohet.
Suksese, kushëriri im i ngushtë!”
Kandidimi i Haqif Drenicës pritet të sjellë gjallëri në garën brenda PDK-së, ndërsa mbështetja e familjes dhe komunitetit shihet si një aset i rëndësishëm në rrugën e tij drejt Kuvendit./DrenicaOnline/

