Gjenden 3.5 kg drogë në një veturë të braktisur në Drenas

Në rrugën “Ajet Rukiqi” në Drenas, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 3.5 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar të jetë marihuanë.

Sipas raportit të policisë, droga është zbuluar brenda një veture të braktisur më 5 dhjetor 2025.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë