E rrahu të dashurën në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur më 5 dhjetor 2025, rreth orës 16:40.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman të menjëhershëm mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë