Petrit Hajdari e mbledh kryesinë në Drenas, thotë se po mobilizohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka thirrur sot një mbledhje të kryesisë së degës së PDK-së në Drenas, ku është diskutuar për përgatitjet finale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Hajdari tha se fokusi i takimit ka qenë mobilizimi i strukturave rreth programit të partisë dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
“Sot, me kryesinë e degës së PDK-së në Drenas, diskutuam për përgatitjet, mobilizimin rreth programit dhe kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e këtij projekti për një të ardhme më të mirë për Kosovën!”, u shpreh ai.




