Arrestohet një person në Poklek, policia jep detaje

Është arrestuar një person në Poklek të Drenasit për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën, mashkull/kosovar.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12 e 30 minuta, transmeton portali DrenicaOnline.

Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me rastin po merret njësiti i hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë