Teuta Elshani falënderon Ministrinë e Kulturës për realizimin e shtëpisë–muze të Ymer Elshanit
Teuta Elshani, e bija e shkrimtarit të njohur Ymer Elshani, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për ekipin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për punën dhe angazhimin që po bëhet në realizimin e shtëpisë–muze kushtuar veprës dhe jetës së babait të saj.
Ajo theksoi se ky projekt nuk përfaqëson vetëm një rinovim fizik, por një gur themeli në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe një homazh për krijimtarinë dhe sakrificën e Ymer Elshanit, si dhe të gjithë familjes së tij.
“Ky projekt është shumë më tepër se një ndërhyrje infrastrukturore. Ai është një nderim i thellë për kontributin e babait tim dhe një vlerësim për trashëgiminë që ai la pas. Faleminderit për çdo hap dhe çdo angazhim të vënë në këtë punë,” u shpreh Teuta Elshani, duke falënderuar të gjithë ekipin e MKRS-së për përkushtimin e treguar.
Sipas saj, përpjekjet e institucioneve kompetente tregojnë vullnetin për të mos lejuar që vlerat kulturore, letrare dhe historike të harrohen, por të ruhen e të promovohen për brezat që vijnë.

