Nxirret nga kanali kamioni i ‘Pastrimit’ në Arllat, situata normalizohet (Foto)

Sot u zgjidh përfundimisht situata me kamionin e KRM Pastrimi në Arllat. Pas shumë ditësh pengesash dhe përpjekjesh të pandërprera, punëtorët e KRM Pastrimi arritën ta nxjerrin vetë kamionin nga gropa dhe ta normalizojnë gjendjen në atë zonë. Ata treguan durim, përkushtim dhe profesionalizëm, ndaj meritojnë një falënderim të veçantë.

Komuna e Drenasit gjatë gjithë kohës ka qenë në terren dhe ka shfrytëzuar çdo mundësi që kishte në dispozicion. Bashkëpunimi mes komunës dhe ekipit të KRM Pastrimi ka qenë vendimtar që situata të përmbyllet me sukses.

Edhe pse kemi bërë kërkesat tona tek Qendra e Emergjencave, FSK dhe KFOR, dhe komunikimi ka qenë i rregullt, nuk është arritur intervenimi në terren. Gjithsesi, i falënderojmë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

Sot më në fund zona pranë shkollës është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet. Faleminderit të gjithëve për durimin dhe mirëkuptimin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë