Limaj: Më rrethuan në malet e Berishës, nuk u dorëzuam, tash më rrethuan nga disa zyre, por do t’ia dal
Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, në Tv Dukagjini, në Debat Plus, ka folur për situatën e tij për zgjedhjet e fundit.
Ai ka bërë një krahasim nga lufta, duke përmendur rrethimin në malet e Berishës nga ushtria serbe, për t’ia dalur më pas, e për t’i mbrojtur civilët. Ai ka krahasuar këtë situatë me ‘rrethimin’ e sotëm nga partitë politike, por që ka thënë se do t’ia dal sërish.
“Shikoni, unë du me qenë me veten, pavarësisht pallavërgjive. Nuk mundem me u pajtu me këtë formë të qeverisjes. Për dikun është e mirë, sepse 40% ia kanë dhanë votën, por kjo s’do të thotë edhe unë të shkoj andej. Kosova nuk është në rrugën e duhur, me këtë qeverisje. Prandaj duhen koalicione. Po krijohet një situatë që i vetmi ndryshim në vend mund të bëhet duke e votuar Nismën për ta kaluar pragun. Me këtë grupe të tjera, situtata mbetet e njejt. Është hera e parë në histori që dikush e fitoi Malishevën pa balotazh, hera e parë në histori, pra ishim ne, këtë vit, prandaj kam besim edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Unë jam njeri i sfiduar në jetë, kam pasë sfida por ua kam dalë atyre, sepse kam besu. Në ofenziven serbe në Malet e Berishës, ishim të rrethuar, patëm oferta për t’u tërhequr, nuk u tërhoqa me shoktë e mi, nuk u prek asnjë civil aty. 85 mijë banorë civil su prekën, sepse për tri javë qëndruam me shoktë e UÇK-së. Andaj edhe në këtë situatë, krejt ju që mbani me krenari llogot e UÇK-së, ta dini se mua më kanë rrethuar tash disa njerëz të padukshëm, nga disa zyre, dhe unë ju ftoj të gjithëve, më ndihmoni. Ndihmoni Komandantit që të dal nga ky rrethim.” – tha ai.

