Hamza: Do ta bëj të pamundurën që vendi të ketë institucione
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se është i vendosur që Kosova të mos futet në krizë institucionale përsëri dhe të mos shkojë në zgjedhje për shkak të procesit të zgjedhjes së presidentit.
Shtoi se ka mbështetjen e plotë të partisë dhe se do të veprojë vetëm në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe procedurat.
“Do ta bëj të pamundurën e kam mbështetjen e plotë të partisë që vendit me i dhënë institucione. Kam me respektu Kushtetutën, ligjet, procedurat ët gjitha. Dikush po e lidh shumë situatën e krijimit të qeverisë me zgjedhjet e presidentit, mendoj që janë çështje të ndara. Te presidenti apo presidentja duhet me u kriju Kuvendi të bëhet qeveria me u aprovu buxheti, ligjet me pas mundësi me u kry të gjitha pagesat. Vjen koha e presidentes apo presidentit propozohet një kandidat dhe mendoj s enjë arti politik duhet me dit cili është roli i presidentit”, ka deklaruar ai në Dukagjin.
I pyetur nëse PDK është e gatshme ta çojë vendin në zgjedhje për çështjen e presidentit, Hamza tha se partia do të veprojë vetëm në mënyrë konstruktive.
“PDK ka me qenë shumë konstruktive dhe do t’i bëjë të gjitha veprimet e nevojshme që të shmanget kjo situatë, që vendi të mos shkojë në zgjedhje”, theksoi ai.

