Bekim Haxhiu e provon sërish, synon ulësen në Kuvend që i “shpëtoi” për pak vota
Bekim Haxhiu ka njoftuar se në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të rikandidojë për deputet, si pjesë e ekipit të Bedri Hamzës dhe PDK-së.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë, duke kujtuar se në zgjedhjet e fundit për një numër të vogël votash nuk arriti të sigurojë ulësen në Kuvend.
Ai njoftoi se sikurse në zgjedhjet e kaluara, numri i tij në listën e PDK-së është 109.“Prandaj, në këtë proces zgjedhor, kërkoj përkrahjen tuaj të vendosur, që së bashku të arrijmë fitoren dhe të sjellim ndryshimin e domosdoshëm për një të ardhme më të zhvilluar dhe më të ndritur për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ju ftoj që më 28 dhjetor të votoni: PDK-në, Bedri Hamzën për Kryeministër, Prof. Bekim Haxhiu – Kamishi, nr. 109, për deputet. Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj për të qenë zëri juaj në Kuvend”, ka shkruar ish-deputeti..

