“Paret i ke ti, jo qytetarët”/ Ariana Musliu- Shoshi i përgjigjet ashpër Lizë Gashit
Zëvendësministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë më shumë para tani se sa para 10 viteve.
E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi, sipas së cilës deklaratat e tilla janë tallje me qytetarët, të cilët po përballen me çmime të larta e ikje masive të të rinjëve..
Ndërsa ka thënë se Liza Gashi ka para, jo qytetarët. Shoshi ndër të tjera ka deklaruar se duhet më pak propagandë, e më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.
“Paret i ke ti, jo qytetar se ja ke vjedhë! E njëjta zyrtare që sot flet për mirëqenie, si zv.ministre ua jepte tenderët Germin-it, organizatës ku vetë kishte qenë drejtuese. Kjo s’quhet konflikt interesi, kjo është hajni e pastër. Mjaft u tallët me realitetin e familjeve që përballen me çmime të larta e me ikjen masive të të rinjve. Më pak propagandë. Më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve”, ka thënë Musliu-Shoshi.

