Drenicasi Yll Bogaj kandidat i AAK-së për deputet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Yll Bogajt për deputet në zgjedhjet e ardhshme qendrore. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar lart kontributin e Bogajt brenda subjektit politik, transmeton portali DrenicaOnline.

Haradinaj ka theksuar se prezantimi i Yll Bogajt është i lehtë, pasi sipas tij, ai është një nga figurat më të qëndrueshme dhe më punëtore të Aleancës.

“Yll Bogaj e kam të lehtë ta prezantoj, nuk ka askush në Aleancë që nuk e din kontributin e Yllit në shtëpinë tonë politike. Ka qëndruar me dinjitet edhe kur nuk ishim më së miri, edhe kur ishim shumë mirë,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kujtuar se Bogaj ka nisur angazhimin e tij politik në Prishtinë, ku u zgjodh dy herë asamblist dhe ishte ndër më të votuarit në listën e AAK-së për kryeqytetin.

“Sot i bashkohet listës së njerëzve të mirë e punëtorë të Aleancës në këto zgjedhje qendrore, njerëz që Kosovën e kanë shtëpi të vetme dhe për të cilën nuk lodhen së punuari kurrë,” shtoi Haradinaj, duke i uruar suksese Bogajt në garën zgjedhore.

Bogaj, që vjen nga Drenica, pritet të jetë një prej kandidatëve më të spikatur të AAK-së në këto zgjedhje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë