“U bëra si i vdekur”, si i shpëtoi 13-vjeçari forcave serbe nga maskara me 400 kufoma? (VIDEO)

Tri ditë e tri net, vetëm 13 vjeç, Elbasan Bonjaku kaloi pranë mbi 400 trupave gjatë Masakrës së Verbocit.

Rrëfimi i tij, i cili tregon tmerrin dhe frikën që përjetoi si fëmijë, u transmetua për herë të parë në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Bunjaku tregon se si forcat serbe hynë në fshat dhe filluan të qëllonin, duke vrarë para syve të tij shumë banorë, përfshirë edhe familjarë të afërt.

Në momentin më kritik, ai shpëtoi vetëm duke u bërë “si i vdekur” mes trupave.

“Na kanë zënë në mes të arës dhe s’kemi pasur ku me shku. Pas të shtënave, shumë njerëz ranë në tokë. Unë shpëtova vetëm sepse mbeta i palëvizur, sikur i vdekur”, rrëfeu Bunjaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë