I dyshuari që theri të fejuarën e tij është pjesëtar i FSK-së nga rajoni i Drenicës
I dyshuari për therjen e të fejuarës së tij në Fushë Kosovë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga rajoni i Drenicës.
Kjo u konfirmua nga shefi i Sektorit të Informimit Publik në FSK, Vëllazërim Qerimi.Qerimi tha se FSK do të ndërmerr masat e nevojshme bazuar në ligj.
“Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi”, tha ai për Klankosova.
Si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda.Ajo u dërgua për trajtim në QKUK, e sot nga ky institucion shëndetësor dhanë detaje rreth gjendjes së saj.

