Demaku: PDK shkon e vetme në zgjedhje, Fatmir Limaj i mirëseardhur

Fadil Demaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se fuqia dhe pesha politike e PDK-së në rrugëtimin politik e bën këtë parti të sigurt në vendimin për të garuar e vetme në zgjedhjet e ardhshme.Sipas tij, kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë për paraqitjen para qytetarëve.

Demaku theksoi se të gjithë akterët politikë që kanë qenë pjesë e zhvillimeve të mëhershme brenda PDK-së, përfshirë edhe ata që janë larguar, kanë një elektorat që natyrshëm mbetet i lidhur me rrugëtimin historik të partisë.Ai shtoi se personalisht është pro afrimit dhe bashkëpunimit me ta.

Në këtë kontekst, Demaku përmendi se Fatmir Limaj do të ishte i mirëseardhur në PDK, duke e cilësuar rikthimin e tij si diçka pozitive.Ai theksoi se Nisma dhe PDK kanë një të kaluar të përbashkët dhe për këtë arsye, ka takime dhe komunikime edhe përtej komunikimeve zyrtare, siç tha ai pa vija të kuqe ndaj askujt.

Megjithatë, ai u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.Në përfundim, Demaku tha se pavarësisht mendimeve individuale, PDK merr vendime unanimisht për hapat strategjikë të saj.

“Fuqia e PDK-së është e padiskutimt në krejt rrugëtimin politik të Kosovës dhe kemi menduar që është zgjidhja më e mirë para votuesit që të shkojmë vetëm si PDK, unë përsonalisht mendoj që të gjithë ata akterë që kanë qenë pjesë e zhvillimeve politike sidomos që kanë qenë të afërm ose pjesë të PDK-së, elektorati i tyre i cili natyrshëm është në njëfarë mënyre me PDK-në në rrugëtim historik, kam mendim pro dhe pozitiv sa i përket kësaj qështje, mbi të gjitha përtej qëndrimeve tona individuale partia jonë merr qëndrim unanim në kuptimin e hapave strategjik të saj se si të vendoset. Nuk ka diçka konkrete, për mua personalisht Fatmir Limaj është i mirëseardhur dhe asgjë, do të ishte diçka krejt pozitive. Me PDK-në Nisma i ka takimet përtej zyrtarëve sepse Nisma natyrisht është e madhe për shkak të kaluarës së përbashkët historike që i kemi pasur, skemi ne vija të kuqe për askënd. Unë konsideroj që LVV nuk do të jetë fare në qeverisje”, ka deklaruar Demaku në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë