Xhevahire Izmaku me mesazh për zgjedhjet: “Kosova ndërtohet mbi vlera, këto nuk i tradhtojmë”

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate Xhevahire Izmaku, ka dalë me një qëndrim publik në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, duke theksuar rëndësinë e vlerave, maturisë dhe përgjegjësisë politike në këtë periudhë sfidash për vendin.

Izmaku vlerësoi lartë Fatmir Limajn, duke e quajtur lider që afron njerëz, bashkon mendime dhe ndërton ura komunikimi. Sipas saj, Limaj mbetet figurë e rëndësishme e UÇK-së, simbol i sakrificës dhe qëndresës mbi të cilat është ngritur liria e vendit.

“Zgjedhjet që po vijnë janë më shumë se garë politike; janë provë e karakterit tonë si shoqëri. Qytetarët kanë nevojë për lidership që dëgjon dhe bashkon, e këtë e gjejnë te vizioni i z. Limaj,” ka thënë Izmaku.

Ajo shtoi se puna për qytetarët do të vazhdojë me ndershmëri dhe përkushtim, duke nënvizuar se Kosova ndërtohet mbi vlera dhe se ato nuk duhet të tradhtohen.

Izmaku e përmbylli reagimin me thirrjen: *“#VeçVepra, #MeVlera, #FatmirLimaj, #Zgjedhje2025”.*

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë