Isak Neziri thirrje mërgatës: Regjistrohuni dhe vendosni për të ardhmen e Kosovës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri, u është drejtuar bashkatdhetarëve me një apel për mobilizim të plotë të mërgatës në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai tha se Kosova ka nevojë për një qeverisje që punon, rikthen stabilitetin dhe i jep fund ndasive politike.

Neziri theksoi se PDK synon një qeverisje të qëndrueshme, me marrëdhënie të forta ndërkombëtare, ekonomi stabile dhe unitet të gjerë mes qytetarëve. Ai rikujtoi se mërgata ka rol vendimtar dhe se lidhja e tyre me atdheun mbetet e pathyeshme, pavarësisht distancës.

“Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zërin tonë,” theksoi ai, duke bërë thirrje që të gjithë bashkatdhetarët të regjistrohen për të votuar në linkun zyrtar të KQZ-së. Regjistrimi është i hapur deri më 6 dhjetor: diaspora.kqz-ks.org.

Sipas Nezirit, kjo është mundësia e mërgatës për të kontribuar drejt një Kosove më stabile e më të mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë