Isak Neziri, kandidati i PDK-së që e meriton vërtet të bëhet deputet

Isak Neziri, një nga kandidatët më seriozë të PDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale, kishte marrë mbi 16 mijë vota, duke u renditur ndër më të votuarit në nivel vendi. Edhe pse për pak vota nuk arriti të hyjë në Kuvend, ai mbajti të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës, diçka që nuk kishte ndodhur në politikën kosovare, transmeton portali DrenicaOnline.

Këtë vit Neziri ka vazhduar punën e tij në terren, duke dhuruar pajisje teknologjike dhe inventar për shkollat e Kosovës, falë bashkëpunimit me partnerë në Gjermani.

Asnjëherë nuk u shkëput nga qytetarë, duke treguar se angazhimi për vendin nuk vjen vetëm nga Kuvendi, por edhe nga veprimet konkrete për njerëzit.

Afaristi i suksesshëm në Kosovë dhe Gjermani, Neziri shihet si një nga figurat që e meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Qytetarët, siç thuhet shpesh në terren, “e kanë mundësinë të dërgojnë në Kuvend një njeri punëtor dhe me fjalë”.

Së fundi, ai ka themeluar edhe Fondacionin “Leotrim Ahmeti”, në nderim të 9-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe, me qëllim të mbështetjes së nxënësve për të arritur synimet e tyre akademike. Po ashtu, Neziri ka renovuar dhe ndërtuar shtëpi për familje në nevojë anembanë Kosovës.

Me këtë bagazh pune, përkushtimi dhe besnikëri ndaj qytetarëve, Isak Neziri pritet të jetë sërish në garë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku mbështetësit e tij thonë se është koha që puna e tij të përfaqësohet në Kuvend./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë