Bedri Hamza kthehet nga Washingtoni me mesazhe optimiste për partneritetin Kosovë–SHBA

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përmbyllur një vizitë dyditore në Washington D.C., të cilën e ka cilësuar thelbësore për rikthimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së. Ai ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit.

Hamza ishte i ftuar edhe në një takim përmbajtësor nga James Carafano, këshilltar i lartë i Presidentit Trump dhe Fellow i Fondacionit “Heritage”, ku morën pjesë edhe ekspertët amerikanë Anthony Kim dhe Max Primorack.

Sipas tij, pas një periudhe me mungesë komunikimi institucional, vizita ka hapur mundësi të reja për projekte konkrete në diplomaci, ekonomi, energji, ushtri dhe inteligjencë.

“Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë,” theksoi Hamza, duke shtuar se bashkëpunimi me SHBA-në do të jetë prioritet i padiskutueshëm për zhvillimin e vendit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë