Uran Ismaili viziton çlirimtarët në Hagë për 28 Nëntor: Kryetari Veseli dhe shokët e tij po paguajnë ende çmimin e lirisë sonë
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka zgjedhur që festën e 28 Nëntorit ta kalojë pranë çlirimtarëve të Kosovës në Hagë. Përmes një deklarate, ai ka bërë të ditur se ka vizituar ish-Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të cilin e ka quajtur simbol të sakrificës dhe të çmimit të lirisë së vendit.
“Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë,” ka thënë Ismaili.
Ai ka shtuar se beson në ditën kur festat do t’i shënojnë së bashku në Kosovë:
“Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve!”
Vizita e Ismailit në Hagë në Ditën e Flamurit vjen si akt solidariteti me ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në paraburgim dhe të cilët ai i cilëson si pjesë të pandashme të historisë së lirisë së Kosovës.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1Ba9oP48aq/?mibextid=wwXIfr


