Nga Prekazi në Prizren: Adnan Thaqi nderon dëshmorët e kombit
Adnan Thaqi, kandidat për deputet i PDK-së, ka shënuar 28 Nëntorin me homazhe në dy vendet më simbolike të historisë sonë kombëtare.
Ai fillimisht ka bërë homazhe në Prekaz, në kompleksin e familjes Jashari, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Thaqi tha se Prekazi mbetet themeli shpirtëror i lirisë së Kosovës dhe vendi ku historia flet me gjakun e dëshmorëve.
Më pas, ai ka marrë pjesë në Prizren, ku u përurua përmendorja e heroit Tahir Sinani, të cilën e quajti dëshmi të pavdekshme të rrugës sonë drejt lirisë.
“Rrënjët tona janë të forta dhe liria jonë është e përjetshme,” u shpreh Thaqi, duke nderuar të gjithë dëshmorët e kombit në këtë ditë historike për shqiptarët.





