Haradinaj zyrtarizon Kreshnik Smajlajn për deputet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e Kreshnik Smajlajt, duke e cilësuar si një nga shembujt më të spikatur të të rinjve që po i japin energji të re zhvillimit të vendit, transmeton portali DrenicaOnline.
Haradinaj tha se në një kohë kur shumë të rinj po largohen nga Kosova, Smajlaj ka zgjedhur të investojë dhe të krijojë mundësi të reja për të tjerët, duke rritur kapacitetet prodhuese dhe besimin tek ekonomia vendore. Sipas tij, rasti i Kreshnikut është i veçantë, pasi përkushtimi dhe vizioni i tij e bëjnë model të sipërmarrësit modern që rikthen shpresën për qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës.
Si asambleisti më i votuar i AAK-së në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale, Kreshnik Smajlaj, sipas Haradinajt, ka dëshmuar energji, profesionalizëm dhe përgjegjësi në çdo hap.
Kandidatura e tij për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, siç theksoi Haradinaj, është vazhdimësi e punës shumëvjeçare dhe përkushtimit të pandalshëm për zhvillimin e kryeqytetit dhe të Kosovës.
“Paç suksese, Kreshnik, dhe na priftë e mbara bashkë në garën për deputet”, u shpreh kryetari i AAK-së, duke konfirmuar gjithashtu se Smajlaj do të jetë edhe shef i shtabit zgjedhor në Prishtinë./DrenicaOnline/

