Maqedonci me urim të veçantë në “Ditën e Forcës”: Ju ushtarë jeni zemra e kësaj arritje, jeni guximi dhe nderi i Republikës së Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë një urim të veçantë në “Ditën e Forcës” duke iu adresuar gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarakëve në pension, zyrtarëve civilë, për çka tha se ushtria e Kosovës e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të jashtëzakonshme sot është më e fortë se kurrë dhe respektohet nga të gjithë anë e mbanë botës, raporton Ekonomia Online.

Ai teksa numëron arritjet e FSK-së tha se ushtria është e gatshme ta mbrojë Kosovën nga çdo kërcënim apo rrezik.“Të dashur, nënoficerë aktivë dhe rezervë të ushtrisë sot, ushtarakë të pensionuar dhe ju zyrtarë civilë që shërbeni në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të dashur qytetarë të Republikës, sot në “Ditën e forcës” zemrat tona rrahin me krenari të veçantë. Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave e që po rritet e fiton respektin e gjithë aleatëve tanë anë e mbanë botë.

Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit, përkushtimi i çdo ushtari, oficeri e kadeti që zgjohet me një mision, mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci në adresimin e tij.Maqedonci numëron pajisjet ushtarake që zotëron Forca e Kosovës e cila forcë respektohet, llogartitet e ngrihet me dinjitet krah për krah me aletatët e saj.

“Në këto vitet e punës sonë të përbashkët përmes punës dhe angazhimit të përbashkët e kemi rritur dhe fuqizuar FSK-në si kurrë më parë. Me fluturake në qiell, sisteme raketore dhe sisteme artilerie ën tokë, autoblinda në rrugë dhe armë e pajisje moderne të këmbësorisë po sigurohemi që forca jonë të fuqizojë kapacitet e saj luftarake dhe të jetë e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe rrezik që synon të cenoj territorin dhe jetën e qytetarëve tanë.

Infrastruktura e ushtrisë sonë po zhvillohet çdo ditë, me poligone të reja trajnimi dhe baza të reja ushtarake duke mundësuar zhvillim të stërvitjeve dhe realizim të punëve ditore përmes rekrutimi të personelit dhe investimeve në trajnim dhe edukim po sigurohemi që shkathtësitë dhe dijen t’i ndërlidhim me pajisjet dhe armët për të kryer me sukses detyrat taktike.

FSK sot është nëj forcë që respektohet, llogaritet dhe një Forcë po ngrihet me dinjitet e po zhvillohet krah për krah me aleatët tanë duke bërë Kosovën më të fortë dhe më të sigurtë se kurrë”, thekson Maqedonci.E në fund ai thekson se ushtarët janë zemra e kësaj arritjeje.

“Ju ushtarë jeni zemra e kësaj arritje, ju jeni guximi, disiplina dhe nderi i republikës së Kosovës, në këtë ditë dua t’iu them nga zemra, vazhdojmë sëbashku me besim, me guxim dhe me dashuri për këtë tokë. Gëzuar Dita e Forcës rroftë ushtria dhe Republika jonë”, përfundon urimi i Maqedoncit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë