Hamza thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar: Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 28 dhjetor të këtij viti.
Në thirrjen e tij ai shton se atë se 28 dhjetori le të jetë dita e festës dhe fitores së përbashkët.“Bashkatdhetarë të dashur, ju ftoj të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor.
Mund të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë.
Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj. Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!”, thuhet në thirrjen e Hamzës.

