Tentim-grabitje me thikë afër Skenderajt, personi i maskuar ikën pa marrë para
Një tentim-grabitje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, rreth orës 22:00, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit të Policisë, ankuesja ka njoftuar se gjatë kohës sa ishte në vendin e punës, një person i maskuar ka hyrë brenda dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë paratë nga arka.
Pavarësisht kërcënimit, grabitësi nuk ka arritur të marrë para dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit./DrenicaOnline/

