Bedri Hamza mirëpret Grupin e Deputetëve të Listës për Familjen: Po bashkojmë forcat për qytetarët dhe Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka mirëpritur Grupin e Deputetëve të Listës për Familjen, të cilët do të jenë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së.

Hamza në një konferencë për media, ka njoftuar se me ish-deputetët e Listës për Familjen kanë bërë koalicion për bashkëpunim.

“Qëllimi i këtij koalicioni, i kësaj marrëveshjeje, është që të bashkojmë forcat për të bërë progres dhe për ta ndryshuar gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, energjinë, sigurinë dhe normalisht duke treguar kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen”, ka thënë ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Grupit të Deputetëve të Listës për Familjen, Eman Rrahmani, ka falënderuar kryetarin e PDK-së për arritjen e bashkëpunimit, duke u zotuar për angazhim në të mirë të shoqërisë.

“Është obligim i secilit prej nesh, qoftë edhe si qytetarë, që të bëjmë vlerësimet e duhura, të rreshtohemi në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe të jemi bashkë me ata, me të cilët besojmë që ndajmë vlerat e përbashkëta”, ka thënë Rrahmani

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë