Artistët e mirënjohur Skender Hasi dhe Fatime Kalimashi kanë publikuar versionin më të ri të këngës “Gjuha Shqipe sa e Bukur”, një projekt që tashmë po pëlqehet gjerësisht nga publiku.
Teksti i këngës mban autoresinë e Fatime Kalimashit, ndërsa adaptimi dhe muzika janë punuar nga vetë Skender Hasi. Orkestrimi është realizuar nga Fatos Canolli, ndërsa xhirimet dhe montazhi janë bërë nga RedMedia.
Projekti është prodhim i Ethnomusic Studio, me producent ekzekutiv Burim Isak Krasniqin.
Në videoklip shihen Skenderi dhe Fatimja duke interpretuar me emocion një këngë që i kushtohet krenarisë kombëtare dhe bukurisë së gjuhës shqipe.
Kënga është publikuar në YouTube dhe po mbledh reagime pozitive nga dashamirët e muzikës shqiptare.


